#Digital4Business

Projekti Digital4Business financohet bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe zbatohet në kuadër të Qendrës së Transformimit Digjital të GIZ-it në Parkun për Inovacion dhe Trajnim (ITP) Prizren.

Përmes ofrimit të asistencës këshilluese, financiare dhe teknike, objektivi kryesor i saj është të mbështesë zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve të Kosovës, veçanërisht të Ndërmarrjeve Mikro dhe të Vogla (NMV) dhe të rrisë qëndrueshmërinë dhe shkathtësinë e tyre përmes procesit të digjitalizimit dhe transformimit digjital.

Rreth aksionit

Kosova gëzon një terren të volitshëm për inovacion dhe digjitalizim për shkak të depërtimit shumë të lartë të internetit, si dhe mbulimit të gjerë të rrjetit celular me një numër të konsiderueshëm të pronarëve të telefonave celularë në vend.

Megjithatë, komuniteti i biznesit të Kosovës aktualisht përballet me vështirësi për të shfrytëzuar potencialin e plotë të teknologjive dhe teknikave të reja digjitale për një gamë të gjerë arsyesh, siç janë mjetet e pamjaftueshme financiare, mungesa e ndërgjegjësimit dhe ekspertizës në aspektin e digjitalizimit ose fuqia punëtore me aftësi digjitale të pamjaftueshme ose jo të fjalës së fundit të teknologjisë.

Në këtë drejtim, Aksioni synon të mbështesë në mënyrë specifike ndërmarrjet mikro dhe të vogla të Kosovës (NMV) për të shfrytëzuar më tej mundësitë e mëdha të ofruara nga epoka digjitale për rritjen e qëndrueshmërisë dhe konkurreshmërisë së biznesit.

Veprimi ka filluar punën në shkurt të vitit 2022 dhe do të zgjasë deri në janar të vitit 2024.

Objektivat dhe
Përfituesit

Objektivi kryesor i Aksionit është të mbështesë zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit privat të Kosovës, veçanërisht të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla (NMV), në procesin e digjitalizimit dhe transformimit digjital.

Në këtë drejtim, Aksioni synon të arrijë këto rezultate:

  • 1
    Rritja e angazhimit të të rinjve dhe grave në programet e ri-trajnimit/trajnimit në lidhje me TIK-un dhe aftësitë digjitale
  • 2
    Rritja e numrit të bizneseve kosovare, veçanërisht ato mikro dhe të vogla, duke digjitalizuar operacionet dhe aktivitetet e tyre
  • 3
    Rritja e kapaciteteve të Rrjetit Kosovar për Hulumtim dhe Edukim (KREN) për zbatimin e aktiviteteve të mësimit elektronik (e-mësimit)
  • 4
    Rritja e aktiviteteve kërkimore dhe inovative në sektorin privat në Kosovë, veçanërisht në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM)

Përfituesit përfundimtarë (grupi i synuar) i Aksionit janë kryesisht ndërmarrjet private, veçanërisht ato mikro dhe të vogla, dhe punëtorët e tyre, si dhe banorët e papunë të Kosovës. Një fokus i veçantë do të jetë në fuqizimin gjinor me qëllim përmirësimin e pjesëmarrjes së grave sipërmarrëse dhe grave të papuna.

Një tjetër përfitues i rëndësishëm është Rrjeti i Kosovës për Hulumtim dhe Edukim (KREN) i cili gjendet në Parkun për Inovacion dhe Trajnim (ITP) Prizren

Aksioni si pjesë e Qendrës së Transformimit Digjital të ITP Prizren

Aksioni është pjesë e Qendrës së Transformimit Digjital të ITP Prizren. E nisur në nëntor të vitit 2021, Qendra po punon drejt zhvillimit të një ekosistemi digjital duke promovuar dhe ndërlidhur shkencën dhe arsimin, si dhe digjitalizimin e bizneseve dhe ndërmarrësisë.

Objektivat specifike të Veprimit, fushat e tij të ndërhyrjes dhe misioni i tij po kontribuojnë veçanërisht në dy nga shtyllat kryesore të Qendrës, përkatësisht Shkencën dhe Arsimin (Mbështetje për Fakultetet Kërkimore, Institutet, Studentët dhe Institucionet e Trajnimit në lidhje me TIK-un duke lidhur teorinë me praktikën. ) dhe Teknologjinë për Biznes (Mbështetje për bizneset tradicionale (jo-TIK) të Kosovës në digjitalizimin e aktiviteteve dhe proceseve të tyre).

Bashkëngjitja e këtij Veprimi në Qendrën e Transformimit Digjital i lejon Qendrës të zgjerojë aktivitetet e saj dhe, nga ana tjetër, i ofron Veprimit një platformë përkatëse për t’i kthyer aktivitetet në formate që mund të vazhdojnë së operuari përtej ciklit jetësor të Veprimit.

Aksioni synon të mbështesë në mënyrë specifike bizneset mikro dhe të vogla të Kosovës

Fushat e Ndërhyrjes/Veprimeve

Aksioni është dizjanuar përgjatë katër fushave kryesore të rezultateve.

Aksioni është dizajnuar përgjatë katër fushave kryesore të rezultateve.

Ofrimi i trajnimeve dhe ritrajnimeve në fushën e IT-së dhe aftësive digjitale për gjithsej 600 gra dhe të rinj që janë ose të papuna në vazhdën e krizës COVID-19 ose janë të punësuara në MNM.

Mbështetja e bizneseve për të digjitalizuar aktivitetet e tyre

Aksioni do të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të NMV-ve jo-TIK (të preferuara të zotërohen ose të drejtohen nga gratë) për të rritur qëndrueshmërinë dhe shkathtësinë e tyre përmes procesit të digjitalizimit (mundësimi ose përmirësimi i proceseve të biznesit duke përdorur teknologjitë digjitale dhe të dhënat e digjitalizuara) dhe transformimin digjital (transformim kulturor, organizativ dhe operacional i biznesit përmes një integrimi inteligjent (smart) të eknologjive, proceseve dhe kompetencave digjitale në një mënyrë strategjike).

Përmirësimi i mësimit elektronik përmes Rrjetit Kosovar për Hulumtim dhe Edukim (KREN)

Nëpërmjet prokurimit të drejtpërdrejtë të pajisjeve shtesë për Rrjetin Kosovar për Hulumtim dhe Edukim (KREN) do të
krijohen kapacitetet për zbatimin e aktiviteteve të e-mësimit në radhë të parë në sektorin privat, veçanërisht në NMV dhe është ofruar ngritja e kapaciteteve në lidhje me përdorimin e qëndrueshëm të KREN-it për sa i përket e-mësimit dhe më gjerë.

Kërkimi i aplikuar

Promovimi i kërkimit të aplikuar dhe transferimit të teknologjisë në Kosovë për të rritur qëndrueshmërinë, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e bizneseve vendore në tregun vendas dhe më gjerë.

Download assessment

Kontaktoni

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me Aksionin, ju lutemi kontaktoni në:

Adresën
Parku për Inovacion dhe Trajnim (ITP) Prizren
Ukë Bytyçi
20000 Prizren, Kosovo

Mr Benjamin Cornils
Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)
GmbH
Koordinator i Aksionit
[email protected]

Ms Daniela Huhmann
Menaxher i Programit të Zyrës së BE-së në Kosovë
[email protected]

Mohim përgjegjësie

Kjo uebfaqe është krijuar dhe mirëmbajtur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e GIZ-it dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

  • Kanalet e mediave sociale të ITP-së do të përdoren për lajme dhe përditësime rreth komponentit.